Vizioni Startek
Kompania ndërtuese më konkurruese në Shqipëri Sepse detajet bëjnë diferencën.
Vlerat Startek
Vlera jonë më e madhe është cilësia dhe jetëgjatësia e ndërtimeve që ne ofrojmë.
Jemi një kompani që karakterizohemi nga këto parime kryesore:
1-Korrektësia në realizimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve
2-Përgjegjshmëria për të arritur rezultate të sukseshme në afatet e përcaktuara
Jemi një kompani gjithmonë e në rritje .
Në mënyrë të vazhdueshme ne prezantojmë ide të reja në fushën ku ne operojmë.
Mësojmë dhe bashkëpunojmë.
Jemi një kompani ku dëshira për të mësuar cdo gjë të re dhe për të vënë në jetë cdo risi në fushën e ndërtimit është gjithmonë e pranishme.Fryma e bashkëpunimit është e pranishme kudo në kompaninë tonë si brenda stafit ashtu dhe në raport me klientët.
Vlerësojme kapitalin intelektual.
Parimi për të patur pranë vetes njerëz të aftë dhe të ndershëm e ka bërë këtë kompani dhe më të fortë dhe të sukseshme.
Saktësi dhe cilësi.
Këto dy pika janë kyce për mbarëvajtjen e kompanisë tonë. Mundohemi që në cdo kohë, në cdo procedurë në fushën ku ne operojmë të jetë e saktë dhe sa më cilësore në mënyrë që klientët të ngelen të kënaqur .Kjo është më se e dukshme duke filluar nga motoja jonë ‘ Detajet bejne diferencën’ .Vetëm nëpërmjet një pune të palodhshme dhe të bukur kemi arritur të fitojmë besimin në tregun e ndërtimit.
Estetikë dhe funksionalitet.
Për ne projektimi dhe ndërtimi nuk janë thjesht vija të hedhura në letër apo beton i hedhur në hapësira të lira. Cdo gjë e ka një domethënie dhe një vlerë dhe kjo vlerë rritet akoma më shumë kur arrin të vendosesh balancin midis të bukurës dhe funksionales.Kur ky balanc bëhet realitet në ndërtim është një arritje e madhe për ne dhe për atë që ne perfaqësojmë.Vijmë pranë klientit me ide racionale por njëkohësisht moderne, pelqejme klasiken dhe e pastrojme nga shtremberimet e panevojshme dhe mbi te gjitha realizojme ate qe eshte e perceptueshme dhe shume prane ndjesive njerezore.
Respektojme qytetin dhe natyren.
E vecanta e kompanise tone eshte kujdesi qe ne tregojme gjate ndertimit ne trajtimin e natyre dhe sitit urban.Per cdo project ne bejme nje vleresim te impaktit qe do te kete ai gjate ndertimit dhe kujdesemi per cdo detaj qe e ben projektimin dhe ndertimin sa me te qendrueshem.
Jeni duke kerkuar shtepine e endrrave?
Nëse jeni duke kërkuar shtëpinë e ëndrave tuaja dhe ende nuk e keni gjetur, na lejoni t’ju ofrojmë zgjidhjen e kërkesave tuaja! Rrolling Hills është një rezidencë si jo më parë në Shqipëri, e dizenjuar për t’ju ofruar lehtësira në mënyrën tuaj të të jetuarit.
Kërkoni një partner të sigurt për projektin tuaj?
Departamenti i Prokurimeve në Startek është departamenti përgjegjës për të gjitha llojet e prokurimeve që kompania kërkon të bëjë.